E Diel, 1 Nëntor 2026

Zënka familjare, i biri rreh të ëmën

Një zënkë mes të birit dhe së ëmës ka përfunduar keq për këtë të fundit. 

I biri, 55-vjeçari Z.K, ka sulmuar me një mjet të fortë të ëmën e tij, 79-vjeçaren S.K, duke i shkaktuar lëndime e frakturë në fytyrë.

Ngjarja ka ndodhur  në qytetin e Shkupit, në shtëpinë familjare, pas një grindjeje verbale.

Dhunuesi do të përgjigjet penalisht për veprën “shkaktimin e lëndimit të rëndë trupor gjatë ushtrimit të dhunës familjare”./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›