E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrestime të reja për akuzën e grushtit të shtetit

Turqi Kryeministri: “Askush nuk është mbi ligjin”

Arrestime të reja janë bërë në Turqi, si pasojë e një grushti shteti të dështuar. Edhe 18 persona të tjerë janë çuar në burg nën akuzën e krijimit të kaosit dhe të organizmit të grushtit të shtetit. Pjesa më e madhe e tyre janë ushtarakë në ose jashtë detyre. Ndërkohë që operacionet e arrestimit në vend kanë nisur të hënën me vënien në pranga të 39 ushtarakëve. Një pjesë e mirë e tyre vazhdojnë që të jenë në pranga. Këto raste kanë shtuar në maksimum tensionet që ekzistojnë mes ushtrisë dhe partive politike në qeverisje të vendit. Lajmi për arrestimet e reja ka ardhur pas deklaratës zyrtare të Kryeministrit të vendit se “askush nuk është mbi ligjin dhe se askush nuk do të kalojë pa u dënuar. Këto raste flasin për një luftë të ashpër për pushtet, më e ashpra mes forcave kundërshtare që prej shumë vitesh. Ushtria ka organizuar dekadat e fundit disa grushte shteti në Turqi. Disa kanë dalë me sukses, të tjerë jo dhe ky i fundit duket se është vënë nën kontroll nga forcat qeveritare. Ushtria ka mohuar zyrtarisht çdo lloj akuze për grusht shteti, duke bërë të ditur se tashmë koha e veprimeve të tilla kishte përfunduar një herë e mirë.

#

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›