E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrestime të reja për kurdisje

Nga Express më 24 qershor 2011 në ora 11:20

Policia në Greqi ka njoftuar se 10 persona janë arrestuar si pjesë e hetimeve për kurdisje të ndeshjeve të bazuara në baste ilegale, të identifikuara nga Federata Evropiane e Futbollit, UEFA.

Të dyshuarit, përfshirë krerët e klubeve Kalava dhe Volos u arrestuan të martën në Athinë dhe qytetin e dytë më të madh Thessaloniki, ndërsa janë të ngarkuar me akuza për përfshirje në bandën kriminale, ka bërë të ditur policia.

Më herët gjatë këtij muaji, shtatë të dyshuar të tjerë ishin arrestuar për akuza më të lehta për shkeljen e rregullave të basteve si pjesë e hetimeve të njëjta.

Hetimet kishin filluar pasi UEFA ua dhuroi autoriteteve greke një raport, në të cilin përmendeshin lidhje me baste ilegale, shumica prej të cilave kishin ndodhur në Kupën e Greqisë dhe ndeshjet e divizionit të dytë më 2009 dhe 2010.

Në total, 85 persona janë nën hetime përfshirë futbollistë, zyrtarë të klubeve, biznesmenë e të tjerë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›