E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bananja alarmon Rusinë

Ylli i skuadrës Anzhi Makhachkala, Roberto Carlos u largua nga fusha, pasi një tifoz rus hodhi një banane në drejtim të tij në ndeshjen kundër Krylya Sovetov. Braziliani për herë të dytë brenda disa muajve është cak i ofendimeve racore. Autoritetet e futbollit në Rusi janë zotuar se do të përforcojnë luftën kundër racizmit. Nga Express më 24 qershor 2011 në ora 11:23

Autoritetet e futbollit në Rusi janë zotuar se do të përforcojnë luftën kundër racizmit, pasi një tifoz hodhi një banane ndaj Roberto Carlosit në incidentin më të ri racor ndaj mbrojtësit brazilian, ish fitues i Kampionatit botëror.

Carlos, i cili nga shkurti është anëtar i skuadrës Anzhi Makhachkala, pranoi topin nga portieri dhe ishte duke shërbyer për një tjetër bashkëlojtar, kur një banane u hodh në fushë dhe përfundoi pranë tij.

38 vjeçari e kapi dhe e hodhi prapa, duke dalë nga fusha para vërshëllimës së fundit dhe ngriti dy gishta duke treguar se kjo ishte hera e dytë që i ndodh një gjë e tillë nga marsi. Anzhi dhe nikoqiri i takimit, Krylya Sovetov denoncuan incidentin dhe u zotuan se do ta gjejnë fajtorin.

“Stadiumi nuk është vend për racizëm”, thuhet në komunikatën e Anzhit pas ndeshjes, duke kërkuar që tifozi të identifikohet dhe të dënohet.

Ky është incidenti i dytë i kësaj natyre brenda vetëm disa muajve. Në mars u publikua një fotografi, ku një tifoz ia ofroi një banane Carlosit gjatë ndeshjes kundër Zenit St Petersburgut.

Zenit u gjobit me 10.700 dollarë dhe e dënoi tifozin nga ndeshjet e tij. Carlos ka shkëlqyer pas transferimit në skuadrën nga Dagestani në shkurt, duke udhëhequr ekipin drejt aktualisht pozitës së katërt të Premierligën ruse.

Ai po ashtu ka përmirësuar imazhin e Rusisë në futboll dhe jashtë saj me mënyrën e tij të zakonshme të mirësjelljes dhe interesimin për vendin. Premierliga ruse u ka bërë thirrje tifozëve të ndalojnë të tjerët nga dëmtimi i reputacionit të futbollit rus.

“Njerëzit që bëjnë gjëra të tilla janë të ulur afër jush në stadiume. Nëse nuk dëshironi që klubi juaj të vuajë, mos i lejoni ata të turpërojnë futbollin rus”, thuhet në komunikatë. Pas incidentit, Carlos u ul në pankinë dhe e mbuloi fytyrën me peshqir.

“Gjëra të tilla nuk duhet të tolerohen në shtete të civilizuara”, tha ai pas ndeshjes për të përditshmen ruse Sport Express.

Ai shtoi:“ndjeva dëshpërim të thellë dhe nuk doja të vazhdoja ndeshjen”, të cilën Azhi e përfundoi me fitore 3-0.

Krylya Sobetor njoftoi nëpërmjet ueb faqes së vet se “do të bëjë gjithçka për të gjetur dhe dënuar ndyrësirën që e ka fyer futbollistin e mrekullueshëm dhe të respektuar” dhe njoftoi se ofron 1.700 dollarë shpërblim për informatat rreth fajtorit.Kreu i Unionit të Futbollit rus, Sergei Fursenko, tha se Unioni “do të hetojë incidentin dhe do ta dënojë në mënyrën më të ashpër”.

Futbollistë të huaj më parë janë ankuar se kanë pësuar incidente raciste, kur kamerunasi Andre Bikey shkëputi kontratën e tij me Lokomotiv Moskën më 2007 për shkak të fyerjeve racore. Rusia është nikoqir i Kampionatit botëror 2018.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›