Roma insiston për Hetemajn

Nga Express më 24 qershor 2011 në ora 13:00
Përparim Hetemaj mbetet objektiv i disa skuadrave italiane.
Ajo që po insiston më së shumti për mesfushorin kosovar duket të jetë Roma. Përfaqësuesi finlandez, i cili do të largohet nga Brescia, e cila ra nga Serie A, ishte protagonist në elitën e futbollit italian gjatë sezonit që shkoi.
Drejtori i ri sportiv i Romës, Walter Sabatini, ka filluar ta përgatisë terrenin.
Përpos klubit Giallorossi, ish futbollisti i Twentes dhe AEK-ut pëlqehet edhe nga Fiorentina, e cila është e interesuar për një lojtar me kualitet tekniko-taktik si 24 vjeçari nga Drenica.