Kurban Bajrami, mbyllet për disa orë sheshi “Skënderbej”

Sheshi “Skënderbej”, do të jetë i lirë vetëm për kalimtarët, gjatë ditës së nesërm, për shkak të faljes së Kurban Bajramit. Ndërkohë që parkim do të jetë i reduktuar në disa zona. Këto janë masat e marra nga policia e Tiranës me rastin e festës së Kurban Bajramit. Sipas njoftimit të policisë, nesër Komuniteti Musliman në Tiranë do të zhvillojë në sheshin “Skëndërbej” ritet fetare për këtë ditë feste.
Në këtë kuadër, Drejtoria e Policisë së Qarkut Tiranë do të marrë masa për sigurimin e rendit dhe të qetësisë publike, për garantimin e zhvillimit normal të kryerjes së riteve fetare.
“Duke filluar nga ora 04.00 të datës 08 dhjetor 2008 deri më orën 09.00 të kësaj dite, do të merren masat për bllokimin e segmentit rrugor përgjatë sheshit “Skëndërbej”, dhe Xhamin e “Et’hem Beut”- thanë burimet policore.
Ndërkohë, po në këtë ditë do të ketë kufizime të qarkullimit dhe ndalim parkimi, pranë Kumunitetit Myslyman në rrugën “George Ë.Bush”, në inteneraret 09.00 deri më 13.30, pasi do të zhvillohen pritjet zyrtare të Personaliteteve të larta Shtetërore dhe të Trupit Dipllomatik të akredituara në Tiranë.
Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për bllokimin e sheshit “Skëndërbej” dhe kufizimet e qarkullimit në aksin e lartëpërmendur.
...