E Diel, 1 Nëntor 2026

Arrestimet ne Presheve, reagon klasa politike shqiptare

Klasa politike ne Maqedoni dhe Kosove kane reaguar ashper kunder arrestimeve te 10 ish-pjesetareve te Ushtrise Clirimtare te Kosoves ne Presheve.

Partia Demokratike Shqiptare ne Maqedoni ka denuar aktet te cilat, sipas zedhenesit te kesaj partie Adriatik Imeri, kane per qellim tensionimin e rajonit.

“Pamjet qe i pame ne Presheve, na perkujtojne pamjet e disa diteve me pare ne vendbanimet shqiptare ne Shkup dhe Kumanove, ku u arrestuan dhe u dhunuan ish-pjesetaret e UCK-se dhe familjet e tyre. Ne denojme fuqimisht keto akte qe kane per synim tensionimin e rajonit”, tha per “INA”-n, Imeri.

PDSH-ja ka denuar edhe heshtjen e partise shqiptare ne pushtet, BDI-se, sjelljen e se ciles e ka cilesuar si “te pamoralshme”.

“Na duket e pamoralshme qe BDI-ja denon dhunen ne Presheve, ndersa aspak nuk prononcohet per dhunen ne vendbanimet shqiptare ne Maqedoni. Fajin per keto bastisje e ka politika, e me kete rast kur e kemi fjalen per ne Maqedoni, BDI-ja nuk mund t’i ike pergjegjesise per operacionet policore ne Cair dhe Kumanove”, pohoi Imeri.

Nderkohe Aleanca per Ardhmerine e Kosoves ka shprehur indinjaten e saj per arrestimet, sipas saj, “jo te rastesishme te qeverise serbe”.

“Ne Serbi asgje nuk ka ndryshuar deri me tani dhe se ajo me kete akt brutal kujtoi veprimet e tipit te se kaluares kunder shqiptareve”, thuhet ne nje komunikate per shtyp te AAK-se.

Ndersa Partia Social-Demokrate e Kosoves, nepermjet kreut te saj Agim Ceku i konsideroi arrestimet si “qellim per te kriminalizuar luften e shqiptareve te UCK-se”.

“Keto arrestime behen me qellim qe te kriminalizohet lufta e shqiptareve te UCK-se dhe te kriminalizohen shqiptaret ne pergjithesi. Eshte veprim politik qe po behet qe te amortizohen kritikat e ultranacionalisteve serbe per arrestimet e fundit te kriminelit Karaxhic, apo ndoshta te krimineleve te shumte qe jane”, tha Ceku.

“Mendoj qe ndryshimi i kufijve mund te coje deri te destabiliteti, ne qofte se fillojme te ndryshojme kufijte, atehere nuk do te dime se ku do te ndalemi, sidomos ne shqiptaret. Ne si institucione jemi ne nje pozicion pasiv ndaj Serbise, kurse Beogradi vazhdimisht na provokon duke bere veprime te tilla si: arrestimet, treni, posta ne Gracanice”, shtoi Ceku.



AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›