Çeku:Arrestimet e shqiptarëve në Preshevë,provokim i Serbisë

Arrestimet e fundit të shqiptarëve të luginës së Preshevës janë veprim politik, dhe të gjitha veprimet e Serbisë janë më paramendim, u tha në konferencën përmbyllëse të Partisë Social Demokrate të Kosovës. Arrestimi i 10 pjesëtarëve të UÇK-së, të Luginës së Preshevës, sipas kreut tw kësaj partie, Agim Çeku, janë vazhdimësi e provokimeve nga ana e Beogradit që po iu behën shqiptarëve të kësaj ane. "Këto arrestime behën më qellim që të kriminalizohet lufta e shqiptarëve të UÇK-së, dhe të kriminalizohen shqiptarët në përgjithësi. Është veprim politik që po bëhet më qëllim të konsumit të brendshëm që të amortizohen kritikat e ultranacionalistëve serbë për arrestimet e fundit të kriminelit Karaxhiq, apo ndoshta të kriminelëve të shumtë që janë", tha Çeku. Është shqetësuese, se institucionet tona po qëndrojnë pasiv karshi kësaj politike të Beogradit u shpreh Çeku Beogradi duhet të ketë parasysh se duhet të iu ofrojnë shqiptarëve të Luginës se Preshevës atë çka kërkojnë për komunitetin pakicë të serbëve në Kosovë. Ai po ashtu foli edhe në rast të ndryshimit të kufijve. "Mendoj që ndryshimi i kufijve mund të qoj deri të destabiliteti, në qoftë se fillojmë të ndryshojmë kufijtë atëherë nuk do të dimë se ku do të ndalemi sidomos ne shqiptarët. Ne si institucione jemi në një pozicion pasiv ndaj Serbisë, kurse Serbia vazhdimisht na provokon duke bërë veprime të tilla si: arrestimet, treni, posta në Graçanicë", tha Çeku. 17-të shkurti do të mbetët datë e rëndësishme në historinë e Kosovës. Me këtë datë u shpërblyen sakrificat dhe përpjekjet e shumë gjeneratave të tëra të popullit tonë. Megjithatë edhe pse këtë vit kemi një qeveri më dinamike, prapëseprapë të arriturat janë modestë u shpreh Çeku, duke thënë se kemi rritje të çmimeve si dhe stagnim të zhvillimit ekonomik. PSD, uron që viti 2009 të jetë vit i suksesshëm për të gjithë qytetarët e Kosovës.