E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presheve, shqiptaret kerkojne lirimin e te arrestuareve

Shqiptaret e Lugines se Presheves kane kerkuar lirimin e te arrestuarve per krime lufte. Qindra shqiptare me flamuj dhe parulla per liri kane shetitur rrugeve te Presheves pas shqetesimeve te krijuara me arrestimin e 10 shqiptareve, te akuzuar per rrembimin dhe vrasjen e serbeve ne zonen e Gjilanit ne Kosove.

Lideret shqiptare kane bere thirrje per qetesim te situates, por edhe kane kerkuar sqarimin e arrestimeve. Protestuesit kane lexuar edhe kerkesat e tyre te drejtuara per institucionet serbe.

Ata kane kerkuar qe ky territor te lihet i qete dhe i lire, pa perdorimin e dhunes. Politika serbe ka komentuar protestat dhe ngjarjen.

Ministri i policise, Ivica Dacici, ka thene se nuk ka nevoje per protesta dhe se policia eshte e gatshme te mbaje situaten nen kontroll. Nderkaq prokuroria serbe ka kerkuar hetim te zgjeruar per kete rast.

Nderkaq mediat serbe kane trajtuar kete rast ne nivelin e frikes se serbet ne Kosove mund te rrezikohen pas ketyre arrestimeve.

Riza Halimi, deputet ne kuvendin serb dhe kryetar i Partise per Veprim Demokratik, ka thene se nuk eshte e qarte deklarata e ministrit Dacici duke pyetur se a do te kete arrestime te reja.

Kurse partite lokale ne nje leter kane kritikuar arrestimet pa policine lokale dhe drejtesine me ngjyrime etnike.



AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›