E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrestimet ne autoshkolla

Tre zyrtare dhe dy pronare autoshkollash perfunduan ne prangat e policise ne muajin mars te ketij viti ne kryeqytet. Ata u akuzuan per korrupsion, shperdorim detyre dhe per falsifikim dokumentesh. Operacioni per kapjen e tyre u realizua nga njesia Task-Force. Burimet zyrtare te policise thane se specialistet e seksionit te Luftes Kunder Krimit Financiar, ne bashkepunim me Njesine Operacionale, ne kuader te operacionit te koduar "Gersheret e Ligjit", realizuan arrestimin e 5 te dyshuarve per akuzat; "korrupsion pasiv te personave qe ushtrojne funksione publike", "korrupsionit pasiv dhe aktiv ne sektorin privat", si dhe te "falsifikimit te dokumenteve zyrtare, vepra penale te kryera ne bashkepunim". Ne prangat e policise perfunduan dy anetare te komisionit te marrjes ne prova per leje drejtimi mjeti, prane Drejtorise se Sherbimit te Transportit Rrugor, 1 pronar autoshkolle dhe dy instruktore teorie dhe praktike prane autoshkollave. Sipas tyre, dy anetaret e komisionit te implikuar ishin Emiljano Kapllan Kahu, 31 vjec, banues ne Shijak dhe Sokol Osman Breca, 43 vjec. Nderkohe, Jonus Riza Meshi, 58 vjec dhe Qazim Hasan Hoxha, 57 vjec, te dy banues ne Tirane, ishin me detyre instruktor teorie dhe praktike. Policia prangosi dhe Kadri Dajcin, 52 vjec, me detyre policit ne sektorin e Rendit dhe Sigurise Publike ne Drejtorine e Policise Tirane, i cili ishte bashkepronar ne autoshkollen "Univers-Vip".


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›