E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zbardhet skema, 500 euro per vertetimet false

TIRANE- Cdokush qe kishte probleme per te marre nje vertetim se kishte kaluar makinen ne dogane, apo te nxirrte nje patente false te re dhe leje qendrimi ne Itali, mund ta zgjidhte shume lehte. Mjaftonte vetem te drejtoheshe tek personat e arrestuar nje dite me pare gjate nje aksioni te Policise se Tiranes, ne bashkepunim dhe me ate te Durresit. Baza e falsifikimeve sipas agjenteve ishte ne kryeqytet, nderkohe qe ne qytetet e tjera ku eshte zhvilluar operacioni, ishin vendosur pajisjet qe benin te mundur shtypjen dhe printimin e dokumenteve false. Por, te arrestuarit, specialitet te tyre nuk kishin vetem vertetimet e doganave. Tete te prangosurit, Edmond Apostoli, Ilir Fusha, Mariglen Nikaj, Pirro Kosta, Avni Sinameta, Menduh Koci, Artur Tahiri dhe Julian Gina, me shume thjeshtesi te siguronin leje qendrimi per ne shtetin fqinj, Itali, si dhe leje drejtimi makinash, te modelit te ri, nderkombetar.

Policia e Tiranes ka bere te ditur dje se, "kater prej te akuzuarve, Edmond Apostoli, Ilir Fusha, Mariglen Nikaj, dhe Pirro Kosta, jane vene ne pranga ne rrugen "Jordan Misja" ne Tirane". Uniformat blu kishin ruajtur momentin kur kater te dyshuarit e mesiperm po benin pazarin per blerjen e vertetimeve te hyrjes se automjeteve ne dogane nga punonjesi i shtypshkronjes "Alb-Shop", Ilir Fusha. Gjate hetimeve te agjenteve dhe mbikeqyrjes se levizjeve, eshte arritur te vertetohet se lejet e hyrjes se doganes siguroheshin kundrejt shitjes ne shuma te ndryshme nga punonjesi i shtypshkronjes, "Alba-Shop". Kjo shtypshkronje kishte fituar tenderin per prodhimin e vertetimeve, gje e cila e bente me te lehte punen, si per falsifikatoret ashtu dhe per punonjesin.

Te arrestuarit ne Tirane, sipas policise ishin ata qe merrnin dhe porosite kryesore. Nderkaq qe makinerite ishin vene ne banesat e te arrestuarve te tjere ne Durres, Kavaje dhe ne Shijak. Pasi merreshin porosite, dokumentet stampoheshin ne keto vende, ku ishin instaluar kompjutere, prodhime te viteve te fundit dhe me pas u jepeshin porositesve. Nderkohe qe keta paguanin per nje leje qendrimi italiane qe kryhej shumen prej 500 euro. Ndersa falsifikimi i deshmive te aftesive behej nga te arrestuarit kundrejt 150 eurove. Gjate aksionit jane sekuestruar si prova nje sasi valute dhe parash, pajisjet moderne, dokumente apo CD, pulla e makina.

Artan Cena

Sendet e sekuestruara

1 Milion leke

320 Euro

250 Dollare

5 Kompjutera

4 Skanera, fotokopje

3 Patenta

150 Vertetim dogane

23 Dokumente ne gjuhen italiane

5 Leje qendrimi Italian

5 Pulla franceze

5 Pulla italiane

80 CD me programe

3 Makina

Vertetime te ISSH, Tirane

Vertetim bashkie


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›