E Shtunë, 31 Tetor 2026

Semuret doganieri grek, 1700 shqiptare ne radhen prej 1 km

GJIROKASTER- Radhet kane pushtuar dje doganen e Kakavijes, por nga ana greke e saj. Ka qene semundja e njerit prej doganiereve te kesaj pike kufitare qe ka sjelle dhe bllokimin e kalimit te qytetareve shqiptare, per ne vendin tone. Ne dalje te doganes greke, ne Kakavije, emigranteve shqiptare qe kthehen ne atdhe per pushime e veres u eshte dashur te presin ne radhe, pasi pala greke ka punuar me nje sportel ne dalje. Sipas burimeve nga Kakavija, mesohet se radha ka arritur ne 1 kilometer. Zyrtare te rendit thane dje per gazeten "KJ" se, "problemet kane ardhur vetem nga ana greke e doganes, nderkohe qe pala shqiptare ka punuar me kapacitet te plote". Pas kontakteve mes paleve puna ka rifilluar normalisht me te gjithe kapacitet e sporteleve te vena ne dispozicion dhe situata eshte permiresuar. Nga te dhenat e policise kufitare deri tani kane hyre 1700 persona dhe 6 autobuse, te cileve u eshte dashur te qendrojne ne radhe deri sa te beheshin procedurat e nevojshme per vulosjen e dokumenteve. Problemet me te shumta jane shenuar ne oret e para te mengjesit, kohe kur mesohet se ka qene edhe fluksi me i madh i emigranteve, te cilet kane dashur t'i shpetojne vapes dhe temperaturave te larta. Zedhenesi i Drejtorise Rajonale te Kufirit dhe Migracionit per Qarkun e Gjirokastres, Gentian Mullai, tha dje se, "shkak per kete anomali ne doganen greke ishte mosfunksionimi me kapacitet te plote i sporteleve". Sipas tij, mengjesin e djeshem, kontrolli i pasaportave dhe autobuseve eshte kryer vetem nga nje nepunes. "Autoritetet shqiptare kontaktuan me palen greke dhe pas ores 07:00 gjithcka u normalizua", tha Mullai, duke nenvizuar se "kjo anomali nuk ka aspak lidhje me fluksin e emigranteve shqiptare". Dogana greke tashme eshte duke punuar me 4 sportele gjithsej, 2 ne hyrje dhe dy ne dalje. Nderkohe qe pala shqiptare punon me 6 sportele, 3 ne hyrje dhe 3 ne dalje.

B. Kore


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›