E Shtunë, 31 Tetor 2026

Siguracionet, i drejte shtrenjtimi per amatoret

Sondazhi tjeter qe u zhvillua ne faqen zyrtare online te gazetes se perditshme "Koha Jone", ishte ai mbi ligjin e ri te figuracioneve te detyruara per mjetet motorike. Drafti i hedhur ne diskutim, parashikon vlera krejtesisht te reja per sigurimin e detyrueshem te automjeteve, sipas autoriteteve, te orientuara kah legjislacionit te Bashkimit Evropian. Afro 300 lexues moren pjese ne sondazh. Ata iu pergjigjen pyetjes: "Si e vleresoni ligjin e ri per siguracionet, ku shoferet e rinj dhe ata qe kane kryer aksidente do te duhet te paguajne deri dhe disa here me shtrenjte sigurimin e detyruar te automjetit?

Nder 300 lexues qe dhane voten e tyre, 62.77 per qind e konsideruan te drejte, shtrenjtimin e vleres financiare te siguracionit periodik, per shoferet e rinj dhe ata qe kane "pervoje" me aksidente rrugore.

Nderkohe, 33.77 per qind e vleresuan si te padrejte kete ndryshim te legjislacionit mbi sigurimin e mjeteve motorike. Dhe nje pjese e vogel prej 3.46 per qind, ishin neutrale ne qendrimin e tyre, duke dhene vleresimin "Nuk e di".

I drejte 62.77 %

I padrejte 33.77 %

Nuk e di 3.46 %


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›