Ujesjellesi: Pastroni cisternat, rrezik epidemie
Gjirokaster- Specialistet e ujesjellesit keshillojne popullaten qe te tregohet e kujdesshme ne pastrimin dhe higjenizimin e depozitave te ujit te pijshem. Sipas tyre, mungesa e klorinizimit te cisternave, shpesh ben qe ato te kthehen ne burim kercenimi per shendetin e konsumatoreve. Me shqetesues behet ky fakt tani ne stinen e nxehte, kur edhe shendeti i popullates mund te ndikohet negativisht nga ndotja e ujit. Nderkohe ne keto dite te nxehta vere, specialistet e ujesjellesit ne bashkepunim me organet shendetesore te qytetit te Gjirokastres vazhdojne kontrollin e cilesise se ujit te pijshem, duke marre kampione ne zona te ndryshme te rrjetit, te cilat analizohen cdo dite ne laborator me qellim shmangien ne kohe te ndotjes qe mund te konstatohet ne ujin e pijshem. Nderkohe per te shmangur cdo shqetesim te popullates ne kete drejtim specialistet e ujesjellesit kane rritur dozat e klorit ne ujin e pijshem.
B. Kore
B. Kore