Arrestimet, nesër protestë mbarëpopullore në Bujanovc
Në Bujanovc të Luginës së Preshevës nesër në mesditë do të mbahet një protestë mbarë popullore shqiptare kundër arrestimeve nga xhandarmeria serbe.
Ndërkaq është bërë thirrje që protesta të jetë masive dhe të mbështetet nga shqiptarët e gjithë rajonit të Kosovës Lindore.
Para mbajtjes së protestës, Këshiltarët shqiptarë te tre kuvendeve komunale të Preshevës, Bujanovcit dhe Medvegjës nesër në Shtëpinë e Kulturës në Bujanovc do të zhvillojnë seancën e jashtëzakonshme lidhur me arrestimet ndaj shqiptarëve të Komunës së Bujanovcit.
Banorët e Luginës së Preshevës sot janë shprehur të indinjuar dhe të revoltuar me veprimet dhe terrorin e policisë serbe. Shqetësime dhe tmerre kanë mbetëruar në shtëpitë e bastisura, aty ku u arrestuan dhe të rinjtë shqiptarë.