E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qeveria e Kosovës dënon arrestimin e shqiptarëve në Bujanovc

Qeveria e Republikës së Kosovës ka dënuar "aktin e ulët të arrestimit të qytetarëve shqiptarë në komunën e Bujanovcit”.
Në një njoftim për media Qeveria vlerëson se “këto veprime të vazhdueshme të qeverisë së Serbisë janë edhe një provokim i rëndë kundër paqes dhe stabilitetit në rajon”.

Më tej theksohet se “qytetarët shqiptarë në rajonin Preshevë, Bujanvoc dhe Medvegjë, kanë qenë dhe vazhdojnë të mbesin të atakuar nga presionet e vazhdueshme të Beogradit zyrtar, përmes proceseve të montuara politike, që kanë për qëllim dëbimin e qytetarëve shqiptarë nga trojet e tyre dhe krijimin e pasigurisë së përgjithshme në ato territore të banuara me shqiptarë”.

Qeveria e Kosovës thekson gjithashtu se “këto veprime tensionuese në prag të zgjedhjeve në Serbi, janë edhe një dëshmi e qartë se qeveria e Serbisë po vazhdon me qasjen e saj antievropiane, që është në dëm të krijimit të një rajoni të sigurt, të qetë dhe në dëm të bashkëpunimit rajonal”.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›