E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrestimet pë 21 janarin, debate në Parlament

Luis Tanushi / Flamur Vezaj

Arrestimi i kreut të Gardës së Republikës, Ndrea Prendi dhe dy personave të tjerë, por më tepër deklarimet e fundit të kryeministrit Berisha kanë acaruar së tepërmi situatën në Parlamentin shqiptare. Në seancën e djeshme ku vetë Berisha preferoi që të mos shkonte, pati përplasje të forta mes mazhorancës dhe opozitës në lidhje me përgjegjësinë e vrasjes së katër protestuesve nga forcat e Gardës së Republikës. Replikat më të forta u zhvilluan mes kryeparlamentares Jozefina Topalli dhe nënkryetarit të grupit parlamentar socialist, Erjon Braçe kur ky i fundit i tha Topallit: Mbylle gojën se ke vrarë njerëz!

Opozita akuzoi kryeministrin Sali Berisha dhe ministrin e Brendshëm Lulzim Basha si përgjegjësit kryesorë të vrasjes së demostruesve. Nënkryetari i grupit parlamentar socialist Sajmir Tahiri u shpreh se urdhëruesi për qëllimin mbi demostruesit nga garda është kryeministri Berisha. Sali Berisha është njeriu që dha urdhër në 21 janar. Në kryeministri u konsumua një krim, u fsheh e vërteta, u fshi serveri i kryeministrisë. Sali Berisha krijoi një skenar për të çmontuar institucionet,- tha Tahiri. Në vijim të fjalës së tij deputeti Tahiri denoncoi fshirjen e filmimeve nga kamerat e sigurisë së goditës së kryeministrisë. Deputeti Tahiri u shpreh se kryeministri Berisha ka kryer zhdukjen e provave materiale, vepër për të cilin kërkoi hetimin nga prokuroria.

Mazhoranca reagoi duke akuzuar liderin e opozitës Edi Rama si përgjegjësin për trazirat e 21 janarit. Për demokratët, forca e ushtruar ndaj demostruesve, tregoi vendosjes e standardeve për mbrojtjen e institucioneve të shtetit ligjor. Deputeti Edi Paloka deklaroi se Presidenti i Republikës, Bamir Topi dhe Prokurorja Përgjithshme, Ina Rama bashkëpunuan me liderin socialist për rrëzimin e Sali Berishës me qëllim, që të merrnin një mandat të dytë në krye të institucioneve që drejtojnë. Në të njëjtën vijë ishte edhe reagimi i deputetes Mesila Doda, e cila deklaroi se Edi Rama i ka bërë thirrje protestuesve, duke përgatitur sipas saj skenarin e dhunës. Me datën 20 janar kryetari juaj foli për histori me të vdekur, i cili ftoi mijëra zemra opozitare dhe i braktisi. Edi Rama do kujtohet si përgjegjës. Organi i akuzës bën sikur nuk e ka parë dhe dëgjuar dhe se ato nuk janë thirrje publike. 21 janari shënon padrejtësinë e drejtësisë. 21 janari është vija ndarëse mes atyre që e duan dhe nuk e duan shtetin. Ne kemi mision që ti dalim mercenarëve. Ne vumë një standard i dolëm para mercenarëve. Ne do kërkojmë zbardhjen e plotë, kush e organizoi dhe pse e bindi Presidentin të bënte sikur nuk kuptonte, kë kërcënuat dhe inkriminuat,- u shpreh deputetja Mesila Doda. Demokratët akuzuan kryeprokuroren Ina Rama për bashkëpunim me opozitën. Gjatë debateve në Kuvend, nga mazhoranca mungoi kryeministri Sali Berisha, ndërsa nga opozita kryetari i grupit parlamentar socialist Gramoz Ruçi. Opozita ka deklaruar se është e gatshme që të japë imunitetin e të gjithë deputetëve në kuadër të hetimeve për 21 janarin. Nga ana tjetër, opozita kërkon nisjen e hetimeve për kryeministrin Berisha dhe për ish-ministrin e Brendshëm Lulzim Basha si urdhëruesit direkt të qëllimit të demostruesve nga Garda.

Përplasja Braçe Topalli

Erjon Braçe: E drejta për jetën është e drejtë e sanksionuar deri në fund. Në Kushtetutën e Shqipërisë e drejta i mbrohet edhe kriminelit. Në 21 janar zonjë janë vrarë katër shqiptarë që nuk kishin paratë dhe pasurinë si tuajën, 4 shqiptarë që kishin të drejtët për të jetuar si fëmijët tuaj. Në 21 janar këta 4 shqiptarë u vranë në mes të bulevardit, u vranë me paramendim, të vendosur për ti marrë jetën, po ua pohoj sot se nuk ka pasur asnjë lloj tentative për të cenuar rendin Kushtetues

Jozefina Topalli: Rrethuar nga ju

Erjon Braçe: Atij zotnisë tjetër kryeministër i erdhën njerëzit në bulevard dhe i vajtën në kangjella dhe i kthyen prapanicën (me falni për shprehjen) dhe nuk i bënë gjë zyrës së tij dhe ai i vrau për këtë fakt. Në ligjin e Gardës përcaktohet se Garda është në varësi të ministrit të Brendshëm.

Jozefina Topalli: Lexoje mirë

Erjon Braçe: Mbylle gojën se ke vrarë njerëz!

Jozefina Topalli: Lexoje nenin e parafundit, kur sulmohet. Lexoje aty.

Erjon Braçe: Në vendet publike dhe vihet në rrezik jeta e të tjerëve.

Jozefina Topalli: Unë dhe ju e dijmë se ajo ishte e planifikuar me të gjitha mjetet, me molotov, 5 orë, planifikuesit do përgjigjen i pari Rama. Nuk kalon me letrën e tij

Debatet në seancën e djeshme

Mesila Doda: Me datën 20 janar kryetari juaj foli për histori me të vdekur, i cili ftoi mijëra zemra opozitare dhe i braktisi. Edi Rama do kujtohet si përgjegjës. Organi i akuzës bën sikur nuk e ka parë dhe dëgjuar dhe se ato nuk janë thirrje publike. 21 janari shënon padrejtësinë e drejtësisë. 21 janari është vija ndarëse mes atyre që e duan dhe nuk e duan shtetin. Ne kemi mision që ti dalim mercenarëve. Ne vumë një standard i dolëm para mercenarëve. Ne do kërkojmë zbardhjen e plotë, kush e organizoi dhe pse e bindi presidentin të bënte sikur nuk kuptonte, kë kërcënuat dhe inkriminuat?

Eduard Shalsi: 1 vit nga protesta e 21 janarit, kjo datë ka hyrë në historinë e Shqipërisë si një ditë tragjike, 4 të vrarë, por të gjithë kujtojnë fjalët e Berishës, epitetet kokpalarë, shante, bërtiste dhe ulërinte. Sot është momenti të pohojmë diçka, ne kemi qenë të armatosur, por jo me tanke dhe municione, ne kemi qene të armatosur me të drejtën pë të denoncuar dhe protestuar një regjim që vodhi votën, për të mos lejuar një popull të tërë të tallet nga një person si Sali Berisha. Katër qytetarë të papunë, të pashpresë dhe të pafajshëm u vranë në 21 janar dhe e dimë se drejtësia e vonuar është padrejtësi.

Gazmir Bizhga: Atë ditë ju urdhëruat të qëllonin mbi turmën e pafajshme për të mbrojtur jo institucionet, por pushtetin tuaj të kalbur fund e krye, për të mbrojtur aferat tuaja korruptive që ju lidhin të dyve me fije të dukshme e të padukshme, që nga tenderi abuziv i rrugës së Kombit e deri tek TEC-i me qymyr në Porto Romano së bashku me akaparuesin e aferave tuaja të përbashkëta, të tej njohurin Fazllic.

Kuvendi nis sot gjyqin për tre deputetët e PS-së

Mazhoranca ka ndryshuar axhendën e Kuvendit dhe sot do të nisë procedura për heqjen e imunitetit të tre deputetëve të PS-së të akuzuar për 21 janarin. Kuvendi bëri të ditur se të tre deputetët do të pyeten sot nga Komisionin për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin. Nesër (sot), duke filluar nga ora 10:00, Këshilli i Rregullores , Mandateve dhe Imunitetit do të shqyrtojë (dëgjojë deputetët) kërkesën e Prokurorisë së Përgjithshme për heqjen e imunitetit për të tre deputetët Doshi, Balla dhe Bare,- thuhet në njoftim. Për secilin nga deputetët, organi i akuzës ka përgatitur një material prej 272 faqesh ku përfshihen deklarata të të arrestuarve nga policia si dhe foto të tre deputetëve të premten e 21 janarit 2011.

 Vrasja e Nikës nga Prendi, ajo e Dedës nga gardisti Llupo

TIRANË- Grupi hetimor i prokurorisë së Tiranës, i cili po punon për zbardhjen e pasojave të demonstratës së 21 Janarit 2011, kanë ngritur dyshime se vrasjet e Aleks Nikës dhe Hekuran Dedës janë kryer nga kreu i Gardës së Republikës, Ndrea Prendi dhe gardisti Agim Llupo. Zyrtarisht përfaqësuesit e akuzës nuk pranojnë të japin ndonjë koment për autorësinë e këtyre dy vrasjeve, p

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›