Dilema për “Faljen e Gjakut”
“Një tërbim ka shpërthyer në Shqipëri në përzgjedhjen e filmit që do të prezantojë kombin e vogël për çmimet Oscar.
Vendi ballkanik, i famshëm për adhurimin e Wisdom Norman, po debaton për përzgjedhjen që ka bërë Qendra Kinematografike Kombëtare kur i dha të drejtën e përfaqësimit në kategorinë e Filmit më të mirë në gjuhë të huaj për Oscar regjisorit amerikan, Joshua Martson”, shkruan ditorja londineze “The Guardian”, pak orë para mbylljes së aftit për konkurrim.
Sipas web-faqes zyrtare të Akademisë Amerikane të Filmit, deri të hënën janë regjistruar 44 filma në gjuhë të huaja, që synojnë çmimin më prestigjioz të kinemasë botërore, ndonëse deri në përfundim të afatit pritej ardhja e edhe 20 filmave tjerë.
“Por, disa prej filmave që në procesin e regjistrimit kanë hapur diskutime dhe polemika”, pohon web-faqja e çmimeve Oscar, e cila si të tillë radhitë filmin “Falja e gjakut”, të Joshua Martson, i cili është përcjellë me një letër ankesë nga regjisori Bujar Alimani, sipas të cilit “Falja e gjakut” nuk përfaqëson tërësisht kinematografinë shqiptare.
Veç filmit shqiptar, në listën e filmave të diskutueshëm është edhe filmi kinez “Lufta e Luleve”, i regjisorit Zhang Yimou, dhe ai filmi francez “Deklaratë e Luftës”.