E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tom Jones dhe Dr. House

Hugh Laurie, që njihet si Dr. House, nga seriali me të njëjtin emër, performoi në një klub në Los Angeles. Në skenë iu bashkua edhe Tom Jones’i legjendar.

Mediat amerikane njoftuan se aktori, komiku dhe muzicienti britanik, Hugh Laurie, bashkë me grupin e tij, ka performuar fundjavën e kaluar në klubin e natës Mint, në Los Angeles.

Atyre në skenë iu bashkëngjit edhe këngëtari britanik, Tom Jones. E, që ndjenja të jetë komplete, gjashtë pjesëtarët e grupit përcjellës të Laurie “rastësisht” qëlluan të ishin pjesëtarët e grupit përcjellës të këngëtarit Tom Waits.

Sido që të jetë, aktori dhe muzicienti Laurie dhe legjenda Tom Jones interpretuan bashkërisht tri këngë: “Baby Please Make A Change”, “Great Balls Of Fire” dhe “End Of The Road”.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›