E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrestimet qeveria Ligjet te respektohen

Ndonëse pak me vonesë zyrtarët e qeverisë se Kosovës flasin në një vijë me kryetarin e Kuvendit të Kosovës për cështjen e fletëarrestit të lëshuar nga EULEX për deputetin Fatmir Limaj.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuci tha se të gjithë duhet t’i respektojnë ligjet dhe kushtetuten e Kosovës.

Zëvendëskryeministri Kuci mohoi se ka përcarje mes ish-ministrit të Transportit Fatmir Limaj dhe qeverisë së Kosovës.

I nxitur edhe nga pyetjet e gazetarëve numri dy i qeverisë tha se zoti Limaj ka qenë shembull i mirë i bashkëpunimit me drejtësinë por natyrisht edhe ai i ka të drejtat ligjore të cilat duhet të respektohen edhe nga EULEX.

Duke iu përgjigjur kritikave të lëvizjes “Vetëvendosje” se fletëarresti për krime lufte ndaj Limajt shërben për ta shpëtuar kryeministrin Thaci nga aferat korruptive, zoti Kuci tha se preferon të ndajë politikën kur bëhen politika sic tha ai të mehallave nga politikat nacionale.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›