E Shtunë, 31 Tetor 2026

Libi, lufta ne qiell, nispatrullimi dhe ne detGadafi: Do fitojmë

TRIPOLI- Pas gati një jave, lideri libian Muamar Gadafi ka dalë sërish në publik para mbështetësve të tij në një fjalim nga brenda ndërtesës së goditur të djelën nga forcat e koalicionit, ai i bëri thirrje të gjithë ushtarëve të Islamit të bashkohen me të duke premtuar se në fund do të fitojnë.

Duke folur para një turme prej gati 200 vetash, koloneli tha se “një kryqëzatë e re ka nisur kundër Islamit. „Jete te gjate Islamit kudoqoftë. Të gjithë ushtarët e tij duhet të marrin pjesë në këtë betejë. Të gjithë njerëzit e lirë duhet të luftojnë në kete beteje, sepse ne do të fitojmë në fund. Për një kohë të shkurtër ne do t’i mundim ata. „

Gadafi përfundoi fjalimin e tij duke thënë se „nuk i trembet stuhive që pastrojnë horizontin apo avionët që mbjellin shkatërrim. “Une jam i fortë dhe i qëndrueshëm. Shtepia ime është këtu tek tenda ime, dhe une jam zot i së nesërmes. Dhe do të vazhdoj të mbetem këtu.

NATO NIS PATRULLIMET DETARE
 NATO-ja fillon sot patrullimet detare për të garantuar zbatimin embargos së armëve të përcaktuar nga rezoluta e këshillit të Sigurimit në OKB, ndaj Libisë, njoftoi sot paradite rrjeti informativ BBC.

OBAMA: ALEATET DO UDHEHEQIN OPERACIONET
Presidenti amerikan Barak Obama thotë se komanda e koalicionit, që po ndërmerr sulme ajrore kundër forcave të sunduesit të Libisë, Muamer Gadafi, do t'i dorëzohet aleatëve të Uashingtonit, gjatë disa ditëve të ardhshme.

Këto komente zoti Obama i bëri pasi ai, presidenti francez, Nikolas Sarkozi, dhe kryeministri britanik, Dejvid Kameron, u pajtuan se NATO-ja duhet të luajë rol kryesor në strukturën komanduese të përpjekjeve për ta forcuar zonën e ndalim-fluturimeve mbi Libinë dhe për t’i mbrojtur civilët në këtë vend, nga forcat e Gadafit.

“Ne do të vazhdojmë t’i mbështesim përpjekjet për mbrojtjen e popullit të Libisë, por ne nuk do të udhëheqim. Kjo ka të bëjë me tranzicionin, për të cilin kam diskutuar”, tha Barak Obama.

Por, disa vende, anëtare të NATO-s, kanë shprehur rezerva lidhur me marrjen e rolit udhëheqës nga aleanca.

300 AVIONE MBI QIELLIN E LIBISE
Rreth 300 avione te forcave aleate kane fluturuar mbi Libi që nga fillimi i sulmeve të shtunën e kaluar duke lështuar më shume se 162 raketa Tomahwak, ku objektivi kryesor ka qene sistemi anti ajror libian. Të martën në mbrëmje dëshmitarët raportuan për zjarr nga kundër ajrorët dhe shpërthime të largëta. Edhe në orët e para të mëngjesit të sotëm, një seri shpërthimesh u dëgjuan në Tripoli. E ndërkohë në Bengazi, bastionin e kryengritjes ndaj regjimit të Gadafit, qindra vetë dolën në protestë duke shprehur mbështetjen e tyre për revoltën. Duke premtuar se revolucioni do të vazhdojë, ata kerkuan sërish largimin e Kolonelit duke premtuar se po i bëjnë gati varrin. Por pavaresisht fushates se perendimit, forcat e Gadafit kanë vazhduar sulmet ndaj rebelëve, rrethi i të cilëve vazhdon të ngushtohet më pranë këtij qyteti.
(NEWS24/BalkanWeb) Lidhje te tjera Lufta në Libi, debate në parlamentin grek

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›