Putin: Kundër pavarësisë së Kosovës më mirë dialog se luftë
BEOGRAD- Kryeministri rus Vladimir Putin ka përshëndetur negociatat Prishtine-Beograd duke konfirmuar se,- “ dialogu është gjithmonë më mirë sesa lufta”. Në një konferencë të përbashkët për shyp me presidentin e Serbisë Boris Tadic, kryeminitri rus Putin ka përsëritur qëndrimin e Moskës kundra pavarësisë së Kosovës të shpallur në shkurt të vitit 1998.
“ Ne i përmbahemi rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së e cila deri tani nuk është tërhequr. Ndërkohë që dialogu Prishtinë-Beograd ishte një vendim Sovran i popullit rus i cili nënkupton mënyrën sesi mendon ai që të zgjidhen cështjet e brendshme të shtetit të tij. Ndërkohë që në çdo rast, dialogu është gjithmonë më mirë se se lufta”, - ka theksuar Putin.
Ndërkohë presidenti Tadic nga ana e tij, falenderoi kryeministrin rus për të gjithë mbështetjen dhënë integritetit dhe sovranitetit territorial të Serbisë. Tadic përseriti se Beogradi nuk do të pranojë kurrë pavaresinë e shpallur nga Prishtina.
Presidenti serb kërkoi në të njëjtën kohë mbështetjen e Moskës për një hetim të pavarur mbi trafikun e qenieve njerëzore në Kosovë dhe Shqipëri në fund të viteve 90, bazuar në raportin e Dik Martit dhe të miratuar në fund të janarit nga Këshilli i Europës.
(e.m/news24/BalkanWeb)