Athinë, caktivizohetbomba 1.5 kg
ATHINE- Një bombë 1,5 kg që do të shpërthente në një nga ndërtesat e Tatimeve është cmontuar nga skuadrat antiminë në Athinë. Gjithcka ndodhi pas një telefonate që u krye në televizionin MEGA dhe gazetën Elefterotipia, ku njoftohej se një bombë 1.5 kilogram ishte vendosur në shkallet e institucionit. Punonjësit e veshur me veshje të posacme e cmontuan atë dhe thanë se s’bëhej fjalë për bombë artizanale, por për një bombë të vërtetë.
Është vlerësuar se megjithatë ka pasur edhe një gabim në ndërtimin e bombës dhe ajo kishte filluar të nxirrte tym, përpara se specialistët ta cmontonin. Disa burime informacioni thanë se autorë të vënies së bombës mund të jenë elemente të organizatës “Komploti i celulave të zjarrit”.
(m.a/BalkanWeb)