E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrestimet tek Metrologjia, në kërkim një inspektore

Bëhet fjalë për inspektoren Dhurata Merlika, e cila i fshihet policisë prej së enjtes që kurse u ndërmor aksioni për arrestimin e tyre. Gjykata e Tiranës ka vendosur ndaj saj masën e sigurisë “arrest me burg”, por deri më tani kjo masë nuk është ekzekutuar ende.

Gjatë aksionit të arrestimit, policia nuk e gjeti në zyrë inspektoren dhe as në banesën e saj, po nga pikat doganore mësohet se nuk ka kaluar, çka do të thotë se ajo fshihet ende në Shqipëri. Verifikimet janë kryer në sistemin TIMS të policisë, ku ajo nuk rezulton të ketë kaluar për jashtë shtetit.

Inspektorët e Metrologjisë kanë arritur të marrin shumë të mëdha parash nga veprimtaria e paligjshme të kalibrimit të njësive matëse. Inspektorët shkonin tek subjektet tregtare dhe u linin fatura të vitit të shkuar, duke mos vendosur madje as emrat e tyre dhe vetëm duke shkarravitur në vendin ku duhej të ishte hedhur firma. Ata u merrnin nga 1500 deri 2000 mijë lekë këtyre subjekteve, duke mos i “dënuar” për shkeljet e tyre me sasinë e produkteve. /Start/

                                                                                             2011-11-20 09:10
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›