Të arrestuarit për korrupsion, dy “pendohen”

Dy prej inspektorëve kanë pranuar akuzat e ngritura ndaj tyre nga prokuroria, duke shpjeguar edhe skenën e veprimtarisë së tyre të paligjshme.
Task Force e Prokurorisë së Tiranës, ka dokumentuar deri më tani 15 raste fiktime dhe marrjes ryshfeti nga të arrestuarit. Hetimet nisën katër muaj më parë, ndërsa operacioni i koduar “Kalibrimi”, përfundoi të enjten me arrestimin e tetë zyrtarëve, që nga zv/drejtori i Metrologjisë për Tiranën në Ministrinë e Ekonomisë, dhe inspektorët. Organi i hetimit nuk i ka bërë publike emrat e dy inspektorëve, që tashmë kanë pranuar të ndihmojnë hetimin.
Ata akuzohen për korrupsion pasiv, ushtrimit të ndikimit të paligjshëm, vjedhje duke shpërdoruar detyrën si dhe shpërdorim detyre.
Zyrtarët e arrestuar
• Roland Celmeta, 40-vjeç, me detyrë Zv.Drejtor i Përgjithshëm Drejtorinë e Përgjithshme të Meterologjisë,
• Moisi Musabelliu, 35-vjeç, Drejtor i Drejtorisë Rajonale Metrologjisë dhe Kalibimit Tiranë,
• Kristaq Thanasi, 38-vjeç, me detyrë Inspektor pranë Drejtorisë Rajonale Meterologjisë dhe Kalibimit Tiranë,
• Hetem Basho, 45-vjeç, me detyrë Inspektor,
• Armand Xhika, 35-vjeç, me detyrë Inspektor,
• Armand Shuaipi, 36-vjeç, me detyrë Inspektor,
• Agron Damzi, 33-vjeç, me detyrë Inspektor,
• Sokol Lami, 28-vjeç, me detyrë.
Strukturat Kundër Korrupsionit në Policinë e Kryeqytetit, filluan procedimin penal, bazuar në kallëzimin e depozituar nga Drejtoria e Përgjithshme e Metrologjisë, ku dyshohej se disa punonjës të kësaj drejtorie, nuk derdhnin në arkën e shtetit, të gjitha të ardhurat që përfitohej nga kalibrimi i njësive të ndryshme të peshëmatjes.
Gjatë ecurisë këtij hetimi për 7 muaj, është konstatuar se këta shtetas kryenin kalibrime fiktive të depozitave, distributorëve, autoboteve të karburanteve dhe gazit, peshore të llojeve të ndryshme të supermarketeve, lokaleve, furrave të bukës, dyqaneve të argjendarive, mallrave të paketuar si dhe taksimetrat,
Nga hetimi, i deritanishëm, ka rezultuar se, shtetasit pasi merrnin paratë e kolaudimit apo kalibrimit të njësive të peshëmatjes, një pjesë të konsiderueshme të ardhurash nuk i kalonin në arkën e shtetit. Po ashtu, në shumën e rasteve nuk u jepnin subjekteve të ndryshme faturat e TVSH -së si dhe duke u kërkuar ryshfet subjekteve të ndryshme për të bërë kalibrimin apo kolaudimin e njësive të peshëmatjes.
Gjithashtu, duke bërë kalibrimin apo kolaudimin fiktiv në peshoret e furrave të bukës, subjektet tregtarë përfitonin duke shitur bukën nën peshën reale. Po ashtu, edhe në supermarkete dhe subjekte të tjera tregtarë, dyshohet se bënin kolaudimin fiktiv në peshoret e këtyre subjekteve. /Start/
2011-11-20 08:46