Kakavijë, sekuestrohen 10 kg drogë në autobusin e linjës Sarandë-Athinë
KAKAVIJË- Policia ka sekuestruar 10 kg mariuanë në autobusin e linjës Sarandë-Athinë.
Drejtuesi i autobusit, shtetasi Pëllumb Danaj, ka kundërshtuar punonjësit e policise për hapjen e kutisë gjatë kërkesës për kontroll, duke deklaruar se në këtë pako kishte paisje elektrike dhe do ti çonte në Athinë pasi ja kishte dhënë një shtetas nga Saranda dhe do ta priste pakon në Athinë djali i shtetasit që i kishte dhënë pakon.
Pas rezistencës nga ana e drejtuesit, policia kufitare ka mundur të të kontrollojë automjetin. Gjatë kontrollit të ushtruar në autobus në mesnatë policia ka gjetur një kuti të madhe kartoni në formë katrore e mbështjellë me letër natriban ngjyrë të bardhë, ku në brendësi të saj futur ne mes të disa tabakëve gipso, ndërkohë ndodhej një pako tjetër kartoni në formë kartore e mbështjellë me letër natriban ku brenda saj kishte lëndë narkotike mariuanë.
Policia ka venë në pranga drejtuesin e autobusit, ndërsa po punohet nga policia greke në Athinë për kapjen e shtetasit tjetër që do priste lëndën narkotike në Athinë.
(el.me/BalkanWeb)