E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrestimi, e dashura e ViktorGushit mori 10 mijë eurot

TIRANE- Një grua e cila ka kryer disa herë marëdhënie seksuale me të arrestuarin Viktor Gushi, ka qënë njeriu që çoi policinë e Tiranës në arrestimin e vrasësit të arkëtares Leonora Kaloci dhe argjendarit Rrapo Sinanaj. Sapo e ka parë në faqet e gazetave dhe ekranet e televizioneve, ajo ka njohur dashnorin e saj Viktor Gushi. E vënë në dijeni edhe për shumën prej prej 10 mijë euro të vënë në dispozicion nga ana e policisë për çdo person që do tregonte vendndodhjen e vrasësit, kjo shtetase rreth orrës 16:25 ka telefonuar në sallën operative të Drejtorisë së Policisë Tiranë, ku ka njoftuar se personi që policia ishte duke kërkuar, qëndron me banesë në rrugën “Don Bosko” afër hotel “Ferrarit”.

Fillimisht ky informacion i është transmetuar disa oficerëve të policisë dhe SHKB për të shkuar në zonë dhe bërë verivikimet e mundshme. Ndërkohë që nga ana tjetër një person në sallën operative, ka mbajtur kontakte të vashdueshme telefonike me gruan që dha informacionin. Siç mësohet nga burime pranë policisë së Tiranës, pasi është konfirmuar se të dhënat kanë qënë të sakta, është vendosur që gruas që telefonoi t`i jepet shuma prej 10 mijë euro e vënë në dispozicion për këdo që do tregonte vendodhjen e autorit të krimit.

Deri në këto momente prokuroria e Tiranës i ka ngritur zyrtarisht akuzat e vjedhjes me armë, vrasjes me paramendim dhe plagosje, për rastet ku mbeti e vdekur arkëtarja Leonora Kaloci, argjendari Rrapo Sinanaj dhe i plagosuri polici Skënder Elmazi.Ndërsa për sa i përket grabitjeve të tjera, Gushi është rimarrë sërish në pyetje duke pranuar një pjesë të konsiderushme të tyre.
(sg/shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›