Salman Rushdie vjen në shqip me "Magjistrica e Firences"
TIRANE - Eshtë botuar në gjuhën shqipe nga "Dudaj" romani "Magjistrica e Firences" i Salman Rushdies. Vepra e shqipëruar nga Ilir Baçi flet për një djalosh shtatlartë e flokëverdhë nga Europa, i cili e quan veten "Mogor del'Amore" (që do të thotë mongol i lindur jashtë lidhjes martesore), vjen në oborrin e një mongoli të vërtetë: Mongolit të Madh, perandorit Ekber.
Udhëtari i ri ka sjellë me vete një histori që fillon ta magjepsë kryeqytetin perandorak. I huaji pretendon se është fëmija i një princeshe të humbur mongole, i motrës së vogël të gjysh Babarit të perandorit Ekber. Princesha quhej Karakëze, "Zonjë Syzeza", dhe ishte një bukuroshe që besohej se zotëronte fuqitë e magjisë.
Në fillim, princeshën Karakëze e zë rob një kryeluftëtar uzbek, pastaj shahu i Persisë dhe më në fund bëhet e dashura e njëfarë Argalia, një mercenari fiorentinas, komandant i ushtrive të sulltanit osman. Kur Argalia kthehet në qytetin e lindjes së bashku me të dashurën mongole, qyteti magjepset nga prania e saj. Dhe atëherë fillojnë telashet.
"Magjistrica e Firences" është historia e një gruaje që përpiqet të marrë në dorë frerët e fatit të saj në një botë të drejtuar nga meshkujt. Në të bashkohen dy qytete që thuajse nuk janë në dijeni të ekzistencës së njëri-tjetrit. Këta janë kryeqyteti qejfdashës mongol, ku mendja e shkëlqyer e perandorit merret përditë me çështje të fesë, dëshirës dhe tradhtisë së të bijve, si dhe Firencja po aq sensuale, me botën e fuqishme të kurtizaneve, filozofinë humaniste dhe torturat çnjerëzore të saj, ku shoku i fëmijërisë i Argalias, Makia (Niçolò Machiavelli), po e provon mbi kurrizin e tij se çfarë është mizoria e pushtetit.
(er.nu/GSH/BalkanWeb)