Penallti e dyshimtë, Barça mund Milanin mes polemikave
BARCELONE - Barcelona ka kaluar në gjysmëfinale të Champions League për herë të pestë radhazi, duke mundur 3-1 Milanin në “Kamp Nou”, në një ndeshje të bukur, por të mbushur me polemika dhe dyshime.
Italianët, ashtu siç pati parashikuar Guardiola, një gol e shënuan, por katalanasit shënuan 3 dhe janë ata mes 4 më të mirëve të Evropës, ku do të ndeshen me fituesin e çiftit Çelsi-Benfika. Ndeshja e mbrëmshme i ka patur të gjitha, me Milanin që ka provuar në çdo mënyrë të sigurojë kualifikimin, por përballë një ekipi “marsianësh” e ka patur shumë të vështirë. Shto këtu edhe një arbitrim jo në lartësinë e duhur të holandezit Bjorn Kuipers, gjithçka për kuqezinjtë është kthyer në një “mision të pamundur”.
Milani ka patur vetëm për 8 minuta ndeshjen në dorë, ndërsa më pas ishin spanjollët ata që vunë veton në fushë. E megjithatë, ndeshja ka prodhuar sërish polemika, pasi penalltia e dytë e dhënë nga gjyqtari, ishte vërtet e dyshimtë. Në zhvillimet e një goditje këndi, Nesta mbajti Fabregas. Me rregullore, mbajtje të tilla konsiderohen penallti, por është fakt se ato shpesh konsiderohen normale dhe gjyqtarët thuajse nuk i akordojnë asnjëherë. Gjithsesi, Barça nuk ka vjedhur asgjë në harkun e dy ndeshjeve, ndërsa Milani ka meritë se doli nga Evropa me kokën lart, duke luajtur “ballë për ballë” ndaj asaj që konsiderohet si skuadra më e mirë e botës.
“Furtuna” Mesi
Ndeshja ka nisur me një Barça tërësisht në sulm dhe në harkun e 6 minutave, ajo ka krijuar dy mundësi të mira. Në fillim ishte një kombinim Mesi-Iniesta, ndërsa më pas, ai del i vetëm me Abiatin, por gabon. Në minutën e 10-të, argjentinasi humb një shans të artë, por në të njëjtin aksion, gjyqtari jep një penallti për një ndërhyrje të Antoninit. Mesi nuk fal dhe kalon Barçën në avantazh. Milani nuk dorëzohet dhe në minutën e 33-të, një asist i Ibrës shndërrohet në gol nga Noçerino. Por, Mesi ka rinisur të bëjë Mesin, duke vënë dy herë në provë Abiatin. Në minutën e 40-të, një mbajtje në zonë e Nestës ndaj Fabregas, është gjykuar e parregullt nga Kuipers dhe sërish 11-metërsh. Mesi ka realizuar golin e dytë, duke çuar më të qetë ekipin e Guardiolës në dhomat e zhveshjes.
Pjesa e dytë
Milani e ka nisur i tëri në sulm pjesën e dytë, duke shtyrë përpara drejt portës së Valdes. Por, kuqezinjtë nuk kanë krijuar raste të pastra, ndryshe nga Barcelona, që në çdo moment ka qenë e rrezikshme. Katalanasve u mjaftuan 8 minuta për të mbyllur këtë takim, kur Iniesta, pas një goditjeje të devijuar të Mesit, ka mposhtur Abiatin për herë të tretë. Më pas, gjithçka është një administrim i qetë i lojës, megjithëse nuk munguan 2-3 momente të mira për Barcelonën. Ndërkohë, një moment interesant i takimit ka qenë futja në lojë e Aleksandre Patos. Sulmuesi brazilian qëndroi në fushë vetëm për 14 minuta, duke pësuar një tjetër dëmtim edhe pse sapo ishte kthyer nga një rikuperim i gjatë.
(er.nu/GSH/BalkanWeb)