E Shtunë, 31 Tetor 2026

Messi dhe penalltitë eleminojnë Milanin

Duhej një mrekulli për të kualifikuar Milanin por ajo nuk erdhi. Kuqezinjtë rikthehen nga Kamp Nou me rezultatin 3-1 dhe i japin lamtumirën Ligës së Kampionëve. Ishte Lionel Messi ai që zhbllokoi i pari takimin duke shënuar një penallti në minutën e 11.

20 minuta me vonë Milani e sheh veten të kualifikuar pasi Nocerino shënoi golin e barazimit. Goli i dytë shënohet sërish nga djaloshi i artë por penalltia këtë herë u kontestua shumë dhe ishte e dyshimtë.

Milani provoi të bënte diçka por ishte e pamundur përballë një skuadre të tillë si Barcelona. Ishte Andres Iniesta ai që mbylli llogaritë e takimit dhe kualifikoi spanjollët në gjysëmfinale. Kundërshtari i tyre do të mësohet sot në ndeshjen Çelsi- Benfika.

Bajerni i Mynihut preu zyrtarisht biletën për në gjysëmfinale edhe pse e kishte arritur atë që në ndeshjen e parë. Bavarezët nuk e vunë asnjëherë në dyshim kualifikimin. Iviza Oliç ishte heroi i mbrëmjes që shënoi dy herë në portën e Marsejës. Gjysëfinalja tjetër me shumë mundësi do të jetë mes gjermanëve dhe Realit i cili pret sot modestët e APOEL-it.

Gentjan Alinani/IDEA

Shkrime të tjera me interes:

  1. Lajme të mira për Milanin, rikuperohet Ibra dhe Sedorf Në prag të sfidës me Juventusin dhe Barcelonën, kanë mbërritur...
  2. Kualifikohen Barça dhe Apoeli, Messi dhe qipriotët hyjnë në histori Dje në mbrëmje janë mësuar dy çerekfinalistët e dytë të...
  3. Champions League, kualifikohen Milan dhe Benfika U mësuan dje dy çerekfinalistët e parë të Ligës së...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›