Arrestimi, hakerat kosovarë sulmojnë 19 faqe webi serbe
PRISHTINE- 19 faqe webi në Serbi janë sulmuar sot nga hakerat shqiptarë të njohur si “illyrian Hackers Group” për shkak të arrestimit të 2 policëve shqiptarë nga Serbia.
Hakerët shqiptarë kanë lënë mesazhe politike në çdo web-faqe që kanë sulmuar, siç raportojnë mediat kosovare. Ndër mesazhet lexohen se të gjitha arrestimet e bëra nga Serbia janë të qëllimshme dhe pa arsye.
“Nëse mendoni se me dy policë keni rrëzuar Republikën e Kosovës e keni gabim” është një tjetër mesazh.
(ma.ar/BalkanWeb)