E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, pranga 2 anëtarëve të “Bandës së Bulevardit”

TIRANË- Policia në Tiranë ka vënë në pranga dy anëtarë të së ashtuquajturës Banda e Bulevardit. Të arrestuarit janë adoleshentët Olsian Ciku dhe Klodjan Collaku.

Sipas policisë këta shtetas vepronin kryesisht në bulevardin kryesor të Tiranës përballë ish-hotel Dajtit ku grabisnin kasetofona dhe sende të tjera në automjetet që parkoheshin në këtë zonë.

Grupi i grabitësve, kryesisht adoleshentë vepronin deri në orët e vona të natës dhe prej kohësh ishin vënë në shënjestër të policisë.
(ma.ar/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›