E Shtunë, 31 Tetor 2026

LSI: Të realizohet në kohë reforma zgjedhore, me rëndësi barazia e votës

TIRANE –  Në një konferencë për shtyp, Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Luan Rama theksoi domosdoshmërinë e finalizimit në kohë të reformës zgjedhore, e cila siç tha ai, lidhet me fatet e integrimit të vendit.

Sipas Ramës, për LSI-në është e rëndësishme barazia e votës, në mënyrë që çdo votë të përkthehet me mandate në Kuvend.

“Procesi zgjedhor është dita e ushtrimit të pushtetit nga qytetarët dhe ata nuk mund të jenë jashtë, Për ne barazia e votës është shumë e rëndësishme. Ftojmë partitë politike, PS-PD të gjejnë vullnet për të vlerësuar gjithçka me seriozitet”- u shpreh Rama.

Më tej Rama theksoi se LSI-ja ka dhënë kontributin e saj për plotësimin e kritereve të BE-së për integrimin e vendit.

“Ne jemi, jo vetëm partnerë të rëndësishëm, por edhe kontributorë të rëndësishëm në gjithçka lidhet me plotësimin e 12 kushteve të BE dhe që janë rruga nëpër të cilën duhet të shkojë politika për të mbërritur te ftesa për anëtare në BE”- u shpreh sekretari i LSI-së.

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›