Dëbora e parë e pranverës zbardh Prishtinën
PRISHTINË - Në mëngjesin e 1 prillit, në Prishtinë filloi dëbora e parë e pranverës, derisa priten edhe reshje të tjera, ndërkohë që kryeqyteti i Kosovës duket shumë i mjegullt.
Pas një dimri të madh me temperatura deri minus 22 gradë e shumë dëborë, deri mbi dy metra trashësi, pranvera në Kosovë erdhi që nga dita e parë me diell dhe e ngrohtë deri në 20 gradë celsius, por në kryeqytet ende nuk kishte lule dhe behar.
Dëbora e sotme e dimrit në pranverë ra pas asaj të mëngjesit të 12 marsit, e cila u pasua me pranverë në dimër me sheshet e tarracat e kafe-restoranteve plot njerëz.
Në kryeqytetin kosovar në pranverën e vitit të kaluar ra dëborë edhe më 13 e 14 prill. Dimri i madh në Kosovë, i përfunduar me kalendar këtë vit, për reshjet e shumta të dëborës dhe acarin, krahasohej me dimrat e viteve 1935, 1956 dhe 1984.
(er.nu/BalkanWeb)