E Diel, 1 Nëntor 2026

Raportuesit e KiE-së nesër vizitë monitoruese në Tiranë

TIRANË- Tomas Jirsa (Republika Çeke, Grupi Evropian Demokrat) dhe Grigore Petrenco (Republika e Moldavisë, Grupi i të Majtës së Bashkuar Evropiane), bashkë-raportues të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës (APKE) për monitorimin e detyrimeve dhe angazhimeve nga Shqipëria, nisin të hënën një vizitë faktmbledhëse në Tiranë.

Sipas njoftimit për shtyp nga zyra e Këshillit të Europës në Shqipëri, gjatë vizitës së tyre dyditore bashkëraportuesit pritet të takohen me Presidentin e Republikës, Bamir Topi, me Kryeministrin Sali Berisha dhe Ministrin e Drejtësisë, Eduart Halimi.
Bisedime janë planifikuar dhe me liderët e partive politike, me delegacionin shqiptar në APKE, me komisionin parlamentar për hetimin e ngjarjeve të 21 janarit, me Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dhe Prokurorin e Përgjithshëm, si dhe me përfaqësues të OJQ-ve dhe komunitetit diplomatik.

Diskutimet do të përqendrohen kryesisht në reformat elektorale dhe parlamentare, në luftën kundër korrupsionit, zhvillimet në lidhje me zgjedhjet e ardhshme presidenciale, si dhe në hetimin e ngjarjeve të janarit 2011.
(ma.ar/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›