E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama në Lezhë: Anëtarësimet e reja në PS janë rritur me 67%

LEZHE- Kryetari i PS-së, Edi Rama e cilësoi si mbresëlënës takimin e sotëm në Lezhë, për anëtarësimet e reja në Partinë Socialiste.

Përmes një shkrimi në rrjetin social Twitter, kryesocialisti thekson se “ndër të gjitha rrethet e vendit, Lezha është zona ku procesi i hapjes së PS-së ka deri tani suksesin më të madh: Anëtarësia është rritur me 67%!”

Sipas Ramës, “mbresëlënës është numri i grave dhe vajzave të anëtarësuara gjatë këtij procesi në qytet e komuna, që ka arritur në 383.”

Ndër të tjera, Rama bën të ditur se pas një procesi të hapur regjistrimesh në çdo njësi vendore ka pasur 1114 anëtarësime të reja në PS.

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›