Arrestimi i Kurtit reagon shoqëria civile
PRIHTINE-Shoqëria civile në Kosovë, Maqedoni por edhe më gjerë, ka reaguar ashpër ndaj dhunës policore të ushtruar në aksionin për arrestimin e liderit të Vetëvendosjes, Albin Kurti.
Ilirikum Libertas - Tetovë, përmes një deklarate thekson se është e tronditur thellë si dhe reagon ashpër “ndaj aksionit terrorist të Policisë së Kosovës, e cila në një akt ç’njerëzor ka arrestuar kreun e lëvizjes kombëtare Vetëvendosje , Albin Kurtin si dhe 5 aktivistë të tjerë,”. Kjo organizatë kërkon nga Sherbimi Policor i Kosoves që të lirojë menjëherë nga burgu aktivistët e arrestuar kurse nga Gjyqësori i Republikës së Kosovës pushimin e menjëhershëm të rastit absurd dhe të padrejtë politik kundër liderit të shoqërisë civile në Kosovë, Albin Kurtit.
Edhe organizata për Bashkëpunim Rajonal dhe Integrime Evropiane me seli në Shkup thotë se, gjatë aksionit për arrestimin e Albin Kurtit, policia e Kosovës i ka tejkaluar kompetencat, pasi ka ushtruar dhunë duke përdorur gazë-lotsjellës, shkaterruar dyer e dritare si dhe rrahur aktivistët e lëvizjes Vetëvendosje. Organizata thotë se gjatë këtij aksioni ka patur shkelje të të drejtave të njeriut. “Dhuna e shfaqur nga policia e Kosovës në këtë rast, është e pajustifikueshme, pasi Albin Kurti është trajtuar si të ishte terrorist, e jo një pjesëtar i shoqërisë civile, qe punon për të mirën e Kosovës dhe qytetarëve të saj”, thuhet në reagimin e organizatës publikuar nga mediat kosovare. Lëvizja për Integrim dhe Bashkim (LIB), gjithashtu ka shprehur indinjatën e thellë lidhur me ndërhyrjen brutale të policisë së Kosovës në selinë e Lëvizjes Vetëvendosje dhe kërkon lirimin e Albin Kurtit dhe aktivistëve të tjerë të levizjes, zbardhjen e krimeve të 10 shkurtit 2007 dhe ndëshkimin e vrasësve.
(d.b/News24/BalkanWeb)