E Diel, 1 Nëntor 2026

Lahet në përrua, 34-vjeçari pëson infarkt kardiak

Elbasan

Shënohet viktima e parë e vapës në rrethin e Elbasanit. Një 34-vjeçar ka humbur jetën teksa lahej në përroin e fshatit. Ngjarja ka ndodhur mesditën e djeshme në fshatin Reçan, të rrethit të Elbasanit, kur viktima Ilir Kaçuli ka dashur të freskohej në ujin e përroit Kushës, jo shumë larg banesës së tij. Burime nga policia e Elbasanit bëjnë të ditur se Kaçuli kishte qenë vetëm pranë përroit dhe kanë qenë banorë të zonës, të cilët kanë parë trupin e 34-vjeçarit duke pluskuar mbi ujë. Menjëherë ata kanë njoftuar policinë, e cila ka nxjerrë trupin e pajetë nga uji dhe ka identifikuar viktimën. Ekspertiza mjekoligjore ka konkluduar se 34-vjeçari ka pësuar infarkt në zemër, gjë që ka çuar dhe në mbytjen e tij.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›