E Diel, 1 Nëntor 2026

Shfrytëzoi një të mitur, pranga tutores femër

Korçë 15-vjeçarja korçare ka punuar në një lokal në Vaqar për gati një muaj.

Shfrytëzonte një të mitur korçare si prostitutë, prangoset tutorja 19-vjeçare nga Tirana. Ndalimi është bërë nga zyra e trafiqeve të paligjshme në Korçë, ndërkohë që denoncimi ka ardhur nga vetë e mitura. Policia e Korçës ka bërë të ditur se është ndaluar një 19-vjeçare nga Paskuqani, Tiranë, pasi ka shfrytëzuar një të mitur për qëllime prostitucioni. Ka qenë denoncimi i 15-vjeçares korçare me inicialet A.B, ai që ka vënë në lëvizje sektorin e antitrafiqeve kur vajza ka mundur t’i shpëtojë tutores së saj, E.Sallaku. Menjëherë pas kthimit të saj nga Tirana, ku është shfrytëzuar prej tiranases, 15-vjeçarja i është drejtuar për ndihmë policisë ku ka depozituar një denoncim për marrjen e saj me dhunë dhe detyrimin me forcë për të ushtruar prostitucion në kryeqytet. Sipas burimeve policore për gati një muaj, minorenia korçare është shfrytëzuar si prostitutë në hotele dhe motele të ndryshme të kryeqytetit nga ana e autores E. Sallaku. Viktima 15-vjeçare ka mundur të arratiset nga shtëpia e tutores dhe të kthehet pranë familjes në Korçë. Sapo ka mbërritur në vendlindje ajo i është drejtuar policisë, për të denoncuar dhunën e ushtruar mbi të. Sipas dëshmisë që ka dhënë për uniformat blu, e mitura banuese në lagjen 4 të qytetit të Korçës, është shfrytëzuar që nga fillimi i muajit maj si punëtore seksi, kundrejt një pagese që varionte nga 50-100 euro për klient. E mitura korçare ka thënë gjithashtu se ajo mbahej e shfrytëzohej si prostitutë rregullisht në një lokal në Vaqar të Tiranës. Tutorja është ndaluar për llogari të policisë së Korçës dhe ndaj saj rëndon akuza e shfrytëzimit të prostitucionit në rrethana rënduese.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›