E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kuvendi faqe te rendryshon dhe skema e Republikes

TIRANE-Faqja zyrtare ne internet e Parlamentit të Shqipërisë ka pësuar ndryshime dhe bashkë me të dhe stema e Republikës së Shqipërisë, ndryshim që bie ndesh me përcaktimet e qarta nga Kushtetuta.
Ngjyrat e faqes zyrtare te Parlamentit nuk jane më si më parë dhe nuk ngjajnë me me faqet zyrtare te Presidentit apo të Këshillit të Ministrave. Por ajo që bie më shumë në sy, është ndryshimi i ngjyrës së stemës së Republikës së Shqipërisë, e cila përcaktohet qartë në Kushtetutën e vendit.
Nëse do të klikosh në faqen zyrtare të Kuvendit me adresë www.parlament.al, veren se në hyrje te saj ngjyrën e kuqe e ka zëvëndesuar tashme bluja. Por ky eshte elementi më pa i rëndesishem para ndryshimit të ngjyrës se stemës së Republikes së Shqipërisë.
Kështu ngjyra e zezë e shqiponjës, si dhe ngjyra e artë e përkrenares së Skënderbeut, janë bërë të bardha, ndërsa fusha që duhet të ishte e kuqe tashme është blu.
Ndërkohe qe kushtetuta, ne nenin 14 te saj pika 3 përcakton qarte se: "Stema e Republikës së Shqipërisë paraqet një shqyt me fushë të kuqe me një shqiponjë të zezë dykrenore në mes. Në krye të shqytit, me ngjyrë të artë, është vendosur përkrenarja e Skënderbeut". Ne faqet zyrtare te presidences dhe kryeministrisë stema e Republikes së Shqipërisë mban ato ngjyra që përcakton Kushtetuta, ndërsa ne shkleje te saj, Kuvendi e ka ndryshuar ngjyren e stemës.
Tjeter ndryshim që i ështe bere faqes së Kuvendit eshte fakti se ne faqen e re tashmë bëhet e mundur që seancat plenare të shihen drejtpërdrejtë.

Nga dita e djeshme Kuvendi ka një faqe të re, ku për herë të parë do të mundësohet që seancat parlamentare të ndiqen direkt përmes saj. Gjithashtu, në këtë faqe janë shtuar dhe rifreskuar informacionet që lidhen me axhendën e Kuvendit, rendin e ditës së seancave etj.
Përmirësimi i infrastukturës së teknologjisë së informacionit në Kuvend realizohet në sajë të projektit të përbashkët të administratës së këtij institucioni me OSBE-në, "Për mbeshtetjen e Parlamentit Shqiptar".

(d.b/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›