E Diel, 1 Nëntor 2026

Një e mitur e zhdukur prej 3 ditësh, mori dhe 2000 euro me vete

KORCE-Prej tre ditësh rezulton e zhdukur një 14 vjecare nga qyteti i Korcës. E mitura mësohet se është zhdukur bashkë me 2000 euro që i ka marrë në banesën e saj, duke bërë që prindërit t’i tremben mashtrimit nga ndonjë person. Menjëherë pas denoncimit në polici, nga familjarët, kanë nisur kërkimet nga policia për vajzën e zhdukur Tamara Hoxha. Në pikat kufitare janë shpërndarë foto të vajzës, në mënyrë që kushdo qe ka informacion të japë të dhëna për efektivët në mënyrë që të bien në gjurmë të saj. E mitura, mësohet se prej disa kohësh kishte braktisur edhe shkollën, ndërsa largimi i saj bashkë me kursimet e mbledhura të familjes, shton dyshimet për mashtrim nga ndonjë person.

(d.b/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›