E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrestimi i Sali Berishës nga Ilir Meta

Share

Në afërsi të Ushtarit të Panjohur, vetëm pak metra larg selisë së Partisë Demokratike, rreth orës 00.20, makina e kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha, u rrethua nga makina të shumta policie dhe së paku dy autoblinda. Kjo nuk ishte një skenë e papritur për eskortën e ish-presidentit. Qysh në mesditë policia kishte rrethuar selinë e PD dhe gati kishin paralizuar lëvizjet rreth saj.

Rrethimi pasoi një ngjarje të dhimbshme në qytetin Bajram Curri. Ngjarja ka plot mistere dhe e vetmja gjë e qartë është se shteti aty kishte kurdisur një provokacion, ndoshta duke përdorur dhe njerëz afër ose brenda PD. Ka qenë e vendosur që do të bëhej një tubim proteste. Këtë e kishte njoftuar PD lokale. Por, po atë ditë, qyteti u mbush me zëra se një drejtues i PD po dënohej në gjykatë arbitrarisht. Dhe dikush e orientoi turmën e protestuesve andej. Protestuesit ishin në shumicë gjimnazistë dhe disa qytetarë, por papritur mes tyre mbinë disa njerëz me maska, që koordinuan të shtënat e armëve me njerëz brenda komisariatit, në distancë rreth 150 metra larg. Merret me mend tmerri i nxënësve dhe për me tepër paniku që përhapën disa granata ofensive që u hodhën afër tyre. Kjo ndezi situatën dhe njerëzit e egërsuar u drejtuan nga komisariati. Policët e komisariatit u gjendën të befasuar, pasi ishin të papërgatitur për këtë. Ata dyshonin ende në një skenar që synonte eliminimin fizik të tyre. Përleshjet kushtuan disa të plagosur rëndë dhe Syl Lushën të vrarë. Gjimnazistët e plagosur me cifla bombe tronditën qytetin dhe Tiranën. Qeveria po ashtu e ndjente se ishte ciflosur keq skenari për të përdorur Tropojën si qendër për provokim.

Në Tiranë, Ilir Meta filloi ti jepte zemër vetes. Nxitoi me çdo mjet të përhapte lajmin se ai mbështeste dhe do të shpërblente policët e Tropojës për qëndresën e tyre. Në të vërtetë, policët ishin viktima të një provokimi të ulët. Ata ende nuk kishin një version të tyre se çfarë kishte ndodhur dhe pse ishin gjendur mes zjarrit dhe bombave. Kolegët e tyre në Tiranë ishin më të qartë. Të thirrur nga reparte speciale të vendit, kryesisht nga Dragoti i Tepelenës, ata ishin instruktuar në planin e veprimit me idenë e eliminimit të një bande të madhe që udhëtonte me një eksortë me tri-katër makina, ndaj së cilës do të hapej zjarr. Natyrisht, nuk iu ishte thënë që në makinë ishte Sali Berisha. Ata kishin bllokuar rrugët rrotull PD, para selisë së ATN1, te Ushtari i Panjohur dhe te Guva e Qetë. Sapo u errësua mirë, rreth orës 19.00, lulishtja përpara parlamentit u mbush me njerëz të armatosur me uniforma dhe helmeta, të sjellë aty me kamiona ushtarakë. Pak më përpara dritat që normalisht ndriçonin lulishten, u fikën në të njëjtën kohë me dritat e rrugës. E vetmja gjë që mund të shihej qartësisht për shkak të hënës që ndriçonte shumë atë natë, ishin helmetat e njerëzve të armatosur që zbrisnin nga kamionët dhe rreshtoheshin diku në errësirë mes pemëve matanë kangjellave.

Forcat speciale rrotull PD duke qelluar kalimtaret

Autoblinda që deri në atë moment qëndronte thuajse e parkuar si makinat e tjera në trotuarin përballë ish-bustit të Qemal Stafës, lëvizi dhe mori pozicion në rrugicën përbri godinës së ATN 1, duke drejtuar mitralozin e kullës së saj drejt godinës së PD. Pikërisht aty, nën ballkonin e godinës ku ndodhej ATN 1, u vendos edhe postoblloku i maskave që godisnin dhe arrestonin çdo individ që vinte nga rruga që të sillte nga PD. Ky postobllok kontrollohej rregullisht në intervale kohe thuajse të rregullta nga komandanti i Gardës së Republikës, Arben Çuko. Pas rreth 45 minutash, në territorin brenda këtij perimetri, lëvizte vetëm një kope qensh rrugaçë, edhe ata të frikësuar.

Ata e kishin më të qartë detyrën e tyre, kur vinte puna te kalimtarët. Duhet të rrihnin dhe qëllonin gjithkënd që gjendej në atë zonë në atë orë. Skenat e filmuara nga kameramani i ATN1 tronditën Tiranën dhe e lanë atë zgjuar dhe ndoshta e bënë më të frikshëm lajmin për ndalimin e Sali Berishës.

Në ngushticën që krijohet në rrugë prej bustit të Ushtarit të Panjohur, makinës së ish-presidentit Berisha, targuar me RSH 054, me ngjyrë jeshile, shenjë dalluese vetëm për personalitetet që ruheshin nga Garda e Republikës, i prenë rrugën duke e rrethuar menjëherë rreth 20 maska, të cilat ulërinin njëkohësisht pa pushim Ndal! Ndal! Policia, ndal! Ndërkohë mbushnin armët për të treguar se ishin të vendosur të hapnin zjarr.

Bilbil Mema dhe Niko Brahimaj qëndronin jashtë rrethimit të krijuar prej tyre, duke mos ia kthyer kurrizin asnjërës prej armëve të mbushura që kishin përpara sipas instinktit të vjetër oficerësh, çka e bënte edhe më të frikshëm momentin …

Pasi u ndal makina, një prej oficerëve kërkoi të kontrollonte makinën dhe i kërkoi eskortës të dorëzonte armatimin personal, me shpresë se do të gjenin armë pa leje dhe jo ato të shërbimit.

Në vendndalim ishin drejtues të lartë të Ministrisë së Rendit, Bilbil Mema, zëvendësi i tij, Niko Brahimi, ndërsa pak më tutje, thuajse i fshehur në makinë qëndronte komandanti i Gardës së Republikës, Arben Çuko, personi, i cili me ligj kishte përgjegjësinë e ruajtjes se ish-presidentit, si dhe prefekti i Tiranës, Taulant Dedja, i cili sillej rreth e qark pa guxuar të afrohej, por herëpashere ngrihej në majë të gishtave për të parë se çndodhte me makinën e rrethuar nga maskat. Një makinë tip Golf 4, ngjyrë gri metalizato me targa të huaja, u ndal pothuajse ngjitur me makinën zyrtare të Jozefina Topallit, e cila mbyllte vargun prej tri makinash që shoqëronte Sali Berishën. Dy burra që ndodheshin në të, filluan të filmonin gjithçka po ndodhte pa dalë nga makina me një kamera të vogël dixhitale, me sa duket me shpresën për të fiksuar si provë reagimin e dhunshëm të eskortës së Berishës.

Pas kontrollit rutinë, te dera e makinës u shfaq zëvendësdrejtori i policisë, Niko Brahimi, i cili i kërkoi zotit Berisha të vinte në polici, pasi ai nuk kishte më imunitet dhe se me të kishte punë prokuroria. Në një skenë të tillë, ku të gjitha palët kanë qenë me nerva të tendosura dhe qetësia është një dhuratë e shtrenjtë, sidomos për Sali Berishën, ndodhi mrekullia dhe Sali Berisha me qetësi i kërkoi urdhrin e prokurorisë. I zënë ngushtë oficeri i policisë i tha se do ta sillte dhe u largua. Rojet e Berishës dolën nga makina duke qëndru

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›