E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kunati është i pari. Familja është e para

Share

Qytetarët janë të parët. Tirana është e para. Ky ishte slogani i Lulzim Bashës gjatë fushatës zgjedhore për tu zgjedhur kryebashiak i Tiranës. Tashmë që kanë kaluar 100 ditët e para të qeverisjes së tij, duket se kush janë të parët për të: kunati dhe familjarët e tjerë, të cilët kanë zaptuar Bashkinë e Tiranës dhe e kanë kthyer në një bahçe familjare. Tema e sotme sjelle dokumentin që vërteton lejen që Basha ka dhënë për kunatin e vet, i cili ka vendosur që ta kthejë rrugën më të bukur të Tiranës, një vend të mbushur me kioska. Dhe për këtë, biznesmenët duhet ti paguajnë kunatit të Bashës plot 3 mijë euro. Slogani i Bashës nuk mund të jetë më Qytetarët janë të parët, Tirana është e para, por Kunati është i pari. Familja është e para”.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›