Socialistët e Tiranës nuk mund të ngjisin në Kosovë; dhe jo sepse janë socialistë
Në një lajm të paradites së sotme, E. Zaloshnja nënvizonte elementin patriotik të vizitës së Ramës në Kosovë, e kjo gjë vërehej qartë në një intervistë të gjatë që leader-i socialist dha për të përditshmen Zëri. Në fakt, e vetmja pjesë interesante e intervistës në fjalë ishte ajo që kish të bënte me qëndrimin e tij ndaj rrugës Durrës-Kukës dhe me imazhin e fabrikuar të PS-së si filo-greke (smerret vesh se çkanë me filogrekët; sështë ndonjë faj të jesh filogrek; me sa duket, filo-greqizmi është emri i gabuar që u vihet politikave të subordinimit ndaj interesave greke në Shqipëri).
Bie menjëherë në sy vetëdija e Ramës, se kjo intervistë, ashtu si e gjithë vizita treditore, bëhet në një mjedis të keqkuptuar e përballë një opinioni të dalluar për dashurinë e verbër për Berishën. Burimet e propagandës së qeverisë janë shumë më të mëdha sesa tonat dhe për më tepër prirja natyrale për ti besuar këtyre burimeve këtu në Kosovë është më se e kuptueshme, thotë Rama, duke e lënë të pashpjeguar këtë prirjen natyrale; me siguri, ka pasur në mendje një afinitet tribal të Berishës me kosovarët, gjë që është e dukshme dhe e kuptueshme.
Ramës do ti duhet të harxhojë shumë energji për ti bindur kosovarët, se nuk ka qenë kurrë kundër rrugës, por kundër korrupsionit që është bërë në të, dhe se filogreqizmi nuk ka lidhje me të, por me Berishën, që donte tu falte grekëve sipërfaqe të tëra ujore ujore. Dhe do jenë energji të çuara dëm. Rama, tok me socialistët, nuk mund të ngjisin në Kosovë. Dhe jo sepse janë socialistë.
*respublica.al
