Nata e Bardhë zhvendoset në Vlorë
Nata e Bardhe, festa e krijuar nga ish kryebashkiaku Edi Rama për 29 nëntorin, privatizohet nga biznesi. Ashtu sic pritej, demokratet kane hequr nga kalendari i festimeve Natën e Bardhe, feste qe te majtët e kremtonin për ditën e çlirimit te vendit.
Por këtë vit, te paktën edhe për tri vjet te tjerë, Tirana zyrtare nen drejtimin e demokrateve nuk do te kete festime as për 29 nëntorin dhe as për Natën e bardhe. Kjo dite për Bashkine e Tiranes, ashtu si gjithë administratën publike, është pushim.
Sipas zyrës se shtypit ne bashki, te gjitha festimet e planifikuara nisen dhe u mbyllen ne 28 nëntor. Por, pavarësisht vendimeve te politikes për anulimin dhe mosnjohjen e festave te kundërshtareve, për kryeqytetasit dhe biznesin Nata e Bardhe duket se është kthyer ne tradite.
Ne rrugët e Tiranes, posterat e ndryshëm te lokaleve te natës njoftojnë për festimin e Natës se Bardhe. Ndërsa te rinjtë tregojnë se si do ta festojnë. E ndërsa demokratet kane fshire Natën e Bardhe si feste te Tiranes, te majtët kane zhvendosur festimet ne Vlore, aty ku pushtetin vendor e kane socialiste.
Këtë vit qyteti i Vlorës është kthyer qendra e festimeve te 28 dhe 29 nëntorit. Aktivitetet e Natës se Bardhe do te nisin ne orën 18 ne qendër te Vlorës dhe do te vijojnë gjate gjithë natës ne lokalet e qytetit bregdetar. /Vizion plus