Vdekje Anglisë. Studentët iranianë sulmojnë ambasadën britanike (FOTO)
Dhjetëra studentë iranianë të linjës së ashpër kanë sulmuar ambasadën britanike në Teheran.
Turma u përplas me policinë ndërsa bërtisnin Vdekje Anglisë.
Incidenti i sotëm është sulmi i parë domethënës ndaj një zone diplomatike në Iran prej shumë vitesh.
Ai vjen dy ditë pasi parlamenti iranian ka miratuar një ligj që redukton marrëdhëniet diplomatike me Londrën pas mbështetjes që i dha kjo e fundit sanksioneve amerikane për Teheranin në lidhje me programin bërthamor.
Nuk ka pasur të dhëna fillestare për të plagosur apo sesa punonjës ishin brenda në momentin e sulmit.
Protestuesit mbanin në duar edhe fotot e shkencëtarit bërthamor Majid Shahriari, që u vra vjet në një sulm, për të cilin Irani fajëson Izraelin dhe Britaninë.
Parlamenti iranian ka votuar për të larguar ambasadorin britanik nga vendi. Atij i janë dhënë dy javë afat.






