E Diel, 1 Nëntor 2026

Arrestimi i avokatit Beti avokatet kercenojne me bojkot

Shoqata e Avokateve Penaliste ka reaguar nje dite pas arrestimit te avokatit Hysni Beti. Ata kane kercenuar me bojkot te seancave gjyqesore nese nuk lirohet brenda ketyre tri diteve nderkohe qe avokati Beti pritet te perballet me masen e arrestit diten e neserme. Sipas burimeve zyrtare policore avokati akuzohet se i ka marre nje shume te konsiderueshme parash nje shtetasi te sapoliruar nga gjykata me pretendimin se do tua jepte nje gjyqtari dhe prokurorit te ceshtjes. Avokati eshte arrestuar ne momentin qe i riu Erkens Z. dorezonte parate ndersa i pranishem ka qene edhe nje perfaqesues nga Keshilli i Dhomes se Avokatise. Por kreu i Shoqates se Avokateve Penaliste e konsideron nje kurth te organit te akuzes dhe policise dhe kerkon lirimin e kolegut Beti duke kercenuar ne te kundert per bojkot te seancave.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›