E Diel, 1 Nëntor 2026

Terror me kallashnikov pas negociatave me policine dorezohet autori

Sherri midis disa te rinjve kishte filluar prej kohesh thjesht pas disa ngacmimesh te zakonshme por dje per pak sa nuk perfundoi ne tragjedi. Nje 23-vjecar i quajtur Elvis Ademi ka terrorizuar studentet dhe banoret e Kamzes kur pas mllefit me disa te rinj te tjere mori kallashnikovin ne shtepi dhe hapi zjarr ne mes te qytetit. Policia njoftoi se gjithcka ka nisur muaj me pare ku autori i djeshem kishte fyer 18-vjecarin Erion Neziri. Fyerjet kishin vazhduar here pas here gjithmone kur te rinjte perballeshin ne rruge me njeri-tjetrin por dje 23-vjecari jo vetem qe nuk ka duruar por eshte ndier edhe i frikesuar.
Kjo e fundit duket se e ka detyruar te vrapoje drejt baneses per te marre kallashnikovin. Me pas ngjarja eshte zhvilluar ne mes te bulevardit te Kamzes ne kohen kur edhe kalimtaret ishin te shumte. Pasi tmerroi cdo njeri qe ndodhej aty autori tentoi te largohej diku ne nje rrugice por shume shpejt mori vesh se ishte i rrethuar nga policia. Ata i kerkuan te dorezohej dhe te mos bente tentativa per tu larguar pasi kjo do ta rendonte me teper. Pas disa minutash i riu eshte bindur dhe eshte dorezuar duke kerkuar te mos rrihej nga uniformat blu. Zyrtarisht policia e Tiranes njoftoi se rreth ores 1000 ne Bulevardin Blu te ndodhur ne Kamez Tirane Elvis Ademi 23 vjec eshte konfliktuar per motive te dobeta duke kercenuar me arme 18-vjecarin Erion Neziri me banim ne Bathore.
Policia njoftoi edhe se menjehere ne vendin e ngjarjes kishin shkuar sherbimet e Komisariatit te Policise Nr. 5 Tirane sektori i Forcave te Posacme prane Drejtorise se Policise se Qarkut Tirane te cilet bene te mundur pas negocimit kapjen dhe me pas arrestimin ne flagrance te Elvis Ademit 23 vjec.
Ngjarja sipas policise ka ndodhur pas nje grindjeje midis autorit dhe Erion Nezirit ku 23-vjecari ka kercenuar me arme tip automatik kete te fundit i cili fatmiresisht nuk eshte lenduar. Fale nderhyrjes se menjehershme te strukturave te policise se kryeqytetit dhe pas negocimit me autorin u arrit lokalizimi dhe me pas arrestimi i tij per konsumim te veprave penale te Kanosjes me arme Armembajtjes pa leje si dhe Prishjes se rendit dhe te qetesise publike parashikuar nga nenet 84 278/2 dhe 274 te Kodit Penal - njoftoi policia e kryeqytetit.
Pak dite me pare ne Vore nje tjeter sherr mes te rinjsh solli plagosjen rende te njerit prej tyre ndersa u arrestua autori i plagosjes dhe policise iu desh te ndalonte per disa ore mjaft prej atyre qe u perfshine ne perplasje.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›