E Diel, 1 Nëntor 2026

Arrestimi i dy policëve në Merdarë, KFOR dhe EULEX hetojnë ngjarjen

Kosovë- Misioni për sundimin e ligjit i Bashkimit Europian  (EULEX) ka deklaruar se po heton rrethanat e arrestimit të dy policëve kosovare nga autoritetet serbe në Merdarë.

Sipas EULEX një veprim i tillë është i pashpjegueshëm veçanërisht pas dialogut dhe marrëveshjes për menaxhimin e kufijve Serbi-Kosovë. Po ashtu siç raporton Bota Sot një komision ushtarak i KFOR-it ka dalë në vendin ku janë arrestuar dy policët kufitarë të Kosovës për të hetuar ngjarjen.

Më herët pas arrestimit të policëve Shukri Binaku dhe Sami Beqiri, ministri i Brendshëm serb, Ivica Daçiq deklaroi se efektivet kosovar e kishin shkelur në territorin serb dhe ishin të armatosur. Ndërkohë autoritet kosovare deklarojnë se policët e tyre janë arrestuar në terriorin kosovar por kanë shtuar se do të jetë rezultait i hetimit të KFOR-it që do të hedhë dritë mbi ngjarjen.

Kemi kërkuar, përmes mekanizmave ndërkombëtarë që i kemi në dispozicion, përmes EULEX-it, e po ashtu edhe përmes Përfaqësuesit Special të BE-së, Samuel Zhbogar, ti shfrytëzojnë të gjitha mundësitë e presionit ndaj Serbisë që të lirohen policët e kidnapuar. Gjithashtu, i jemi drejtuar me shkresa Komisionit Evropian dhe institucioneve tjera që të bëjnë një presion maksimal për lirimin e policëve, të cilët pa asnjë arsye janë kidnapuar në territorin e Kosovës- tha ministri i Brendshem, Bajram Rexhepi. Ndërkohë një veprim i tillë është denuar nga presidentja Atifete Jahjaga, kryeministri, Hashim Thaçi si dhe nga Tirana zyrtare.

No related posts.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›