Plagoset me arme zjarri nje 30 vjecare ne Lac

Një 30 vjeçare është plagosur me armë zjarri në qytetin e Laçit, ndërsa policia po punon për kapjen e autorit të plagosjes. E lënduara është Blerta Islami dhe ndodhet në gjendje të rëndë për jetën. Ajo është transportuar menjëherë në spitalin ushtarak të Tiranës për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Policia po kryen procedurat e para hetimore, ndërsa ka identifikuar autorin e plagosjes së 30 vjeçares Blerta Islami, por nuk bëhet i ditur identiteti për arsye hetimi. Vazhdon puna për zbardhjen e ngjarjes dhe kapjen e autorit të plagosjes.